Xhabir Deralla: Në shtator mund të presim tensionim të marrëdhënieve ndëretnike

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Xhabir Deralla, kryetari i Qendrës për Liri-Civil, thekson se shtatori mund të sjellë përkeqësim të mëtutjeshëm të marrëdhëniev ndëretnike në vend. 

Pyetje se pse pikërisht në shtator, ai përgjigjet se kjo është periudha kur afrohet dhënia e raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë dhe kur pritet të zhvillohen procese shumë të rëndësishme, që lidhen me afate dhe obligime që ka marrë përsipër Qeveria.

“Këtu është problemi me emrin, këtu janë kërkesat gjithnjë e më të zëshme të shqiptarëve etnikë drejtuar partnerit të koalicionit në qeveri që më në fund të merren me problemet e tyre dhe jo të shërbejnë si armë e partisë më të madhe, VMRO-DPMNE-së.” Vlerëson Deralla.

Ai pasi vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike, përkatësisht nacionalizmi janë mjeti më i lirë për bërjen e pazareve midis politikanëve dhe për marrjen e poenëve politikë, hedh poshtë tezat  e disa politikanëve, se janë grupet nga jashtë, ata që i nxisin konfliktet ndëretnike në vend. Deralla shton se këto deklarata vijnë nga politikanë, për të cilët para 10 a 20 vjetësh thuhej se vijnë nga jashtë dhe se duan që të nxisin konflikte ndëretnike.

“Ju nuk mund që me politika të tilla, të cilat i udhëheqin ministritë dhe qeveria, të cilat thellësisht janë nacionaliste dhe nacionalshoveniste, të orientuara me supremaci ndaj njëri–tjetrit, të pritni që  qytetarët të jetojnë në harmoni, të respektohen dhe t’i vlerësojnë dallimet  me njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, qeveria është përgjegjëse për gjendjen e këtyre raporteve dhe gjithsesi edhe për atë që vendi dalëngadalë, por sigurt zhytet në krizë sigurie”, thekson ndër të tjera Deralla në intervistën për Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button