Lupço ia kthen Ahmetit: Për herë të parë u pamë 10 vite pas luftës

Pas deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili tha se gjatë konfliktit të 2001, kryeministri i atëhershëm Lupço Giorgievski i ka ofruar një plan për ndarjen e Maqedonisë, reagoi Georgievski, kryetar i tanishëm i VMRO- Partia Popullore.

Ai thotë se me Ahmetin për herë të parë ka folur në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, sa i përket idesë së atëhershme, Ahmeri është informuar nga mediat ose nga anëtarët që ishin pjesëmarrës në bisedimet për MO-në.

“Me Ali Ahmetin për herë të parë kam biseduar në 10 vjetorin e MO-së. Që do të thotë se për këtë arsye nuk kam arritur  të bisedoj me të në 10 vitet e fundit . Sa i përket parashikimeve të tij për idenë e  ndarjes së territorit, ma merr mendja që ai do të jetë informuar nga pjesëmarrës të tjerë që ishin në bisedime rreth MO-së, ose nga mediat, ngase për temën e njëjtë mjaft është folur dhe shkruar nga mediat e Maqedonisë”, tha Georgievski.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button