Rrezikon të shtyhet ndeshja Partizan-Beshiktash?

Rrezikon të shtyhet ndeshja e kësaj mbrëmjeje mes Partizanit të Beogradit dhe Beshiktash, e vlefshme për raundin e tretë të Europa League. Lajmi bëhet i ditur nga Kurir që njofton se takimi që është programuar të nisë sonte në orën 21.05 mund të shtyhet si pasojë e gjendjes së keqe të fushës së blertë në stadiumin e Partizanit.

Gjithsesi “Kurir” shton se vendimi final do të merret në orët e ardhshme, ndërkohë që thekson se drejtuesit e klubit të Partizanit po bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që fusha të jetë gati për takimin e kësaj mbrëmjeje. Kurir thekson se tapeti i gjelbër u stadiumit të Partizanit është zëvendësuar para 20 ditësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button