Nisi fushata për vaksinim kundër gripit

Nga sot nisi fushata për vaksinim kundër gripit. Në dispozicion janë vetëm 5500 vaksina ndërsa deri më tani, sipas informatave të Qendrës së Shëndetit Publik, në Shkup rreth 800 qytetarë janë vaksinuar.

Sipas tyre, vaksinën është mirë ta marrin personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, fëmijët mbi moshën 6 mujore të cilët kanë sëmundje kardiovaskulare dhe të mushkërive, përfshi edhe astmën tek fëmijët.

“Gjithashtu me rëndësi ta marrin vaksinën janë personat të cilët kanë sëmundje metabolizmi, personat që përkujdesen për fëmijë më të vegjël se 6 muaj, punonjësit shëndetësorë dhe studentët, si dhe ata që kanë kontakt me të prekurit”, shprehet Liljana Lazarevska nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup.

Vaksina nuk është garanci 100% nga gripi, prandaj qytetarët duhet të marrin edhe masa të tjera mbrojtëse. Vaksina mbron njerëzit nga tre lloje virusesh, A-H1N1, A-H3N2 dhe virusi B.

Lajme të ngjashme

Back to top button