Rita Ora, shoqëri të re me Justin Biebber

Justin Bieber, është parë duke u argëtuar me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, në një prej klubeve të natës në New York.

Justin i cili kishte performuar të martën mbrëma në Prudential Center në New Jersey, është parë më vonë në klub, ku duket se ka takuar një prej femrave më seksi në botë.

Ai ka takuar dhe ka qëndruar disa orë me Rita Orën në këtë klub, teksa kjo e fundit po relaksohej pas fotosesionit për DKNY në po të njëjtën ditë në Times Square.

Në klubin e natës 1Oak janë parë edhe Ashlee Simpson me të dashurin e saj Evan Ross dhe Lenny Kravitz.

Rita Ora momentalisht është në lidhje me producentin Calvin Harris, teksa duket se gëzon miqësi të mirë me Justin Bieberin, i cili kohëve të fundit ka kaluar në momente shumë kontraverse.

Lajme të ngjashme

Back to top button