Barca fitoi Ajaxin, tani radha për “El Clasico”

Skuadra spanjolle, Barcelona ka triumfuar 3:1 në sfidën kundër Ajaxit të zhvilluar në Camp Nou.

Katalunasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë përmes Neymar (7’) e Lionel Messi (24’), por Anwar El-Ghazi (88’) i mysafirëve tentoi rikthimin në fundin e ndeshjes.

Gjithsesi Sandro Ramirez (90’) vulosi fatin e takimit me një gol të vonshëm për vendasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button