Gruevski: Kemi komunikuar me LSDM, por pa sukses

Kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski sot konfirmoi se në periudhën e kaluar ka pasur një komunikim të caktuar midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por se takimet nuk kanë treguar ndonjë sukses.

“Gjatë gjithë kësaj kohe kishte komunikime të caktuara të niveleve të ndryshme midis dy partive, por për fat të keq pas sukses. Ne gjithmonë jemi të hapur për takim”, deklaroi kryeministri Gruevski. Ai këtë e kumtoi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me dialogun politik dhe kthimin e opozitës në parlament pas promovimit të librave të projektit “Përkthimi i një mijë librave profesionalë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button