Stavreski ka edhe dy muaj afat për të paguar anëtarët e komisioneve zgjedhore

Ende nuk do të paguhen anëtarët e këshillave zgjedhore dhe anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore të cilët kanë punuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, që u realizuan para një viti.

Qytetarët nga shumë komuna ankohen se ende i presin pagesat që duhet të jepen nga Ministria e Financave. Nga ministria i injorojnë pyetjet se për çfarë arsye vonojnë me pagesat.

“Duhet të kontrollohet dokumentacioni, nëse gjithçka është ën rregull atëherë mund që shpejt të bëhet pagës”, deklaroi Stavreski por pa dhënë përgjigje se pse vonohet pagesa.

Lajme të ngjashme

Back to top button