Elvana ‘vërshohet’ nga fansat në ‘Instagram’

Elvana Gjata është njëra ndër artistet më të njohura të skenës tonë muzikore. Sukseset e saj nuk kanë të ndalur e sidomos ato pas spotit të fundit ‘Puthe’. Një këngë e cila u përfol nëpër shumë medie në fillim si jo shumë e pëlqyer.

Por siç duket fansat e këngëtares e thonë të kundërtën. Këtë e kanë dëshmuar edhe numri i madh i ‘followers’ që këngëtarja ka arritur kohët e fundit në rrjetin e saj social ‘Instagram’.

150,424 followers ka qenë numri të cilin Elvana Gjata e kishte arrit kohët e fundit. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë artistja përmes një postimi të lëshuar në ‘Facebook’. Përndryshe hiti ‘puthe’ ka arritur 2,614,013 mijë klikime e që konsiderohet një sukses i madh për artisten./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button