Adelina Ismaili së shpejti me risi

Këngëtarja e cila ka thyer të gjitha tabutë e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, duket se është duke punuar në këngën e saj më të re e cila do të vijë me videoklip.  

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, Ismaili është në përfundim të videoklipin, ndërsa kënga shumë shpejt do të jetë ën duart e publikut.

Ndërkaq edhe pse diva e skenës sonë, ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë risi, ajo ka qenë njëra ndër emrat më të përmendur në këtë sezon, për shkak të koncerteve të shumta të cilat kanë dëshmuar dashurinë që ka publiku për te.

Ndryshe ndonëse ajo vetë nuk lajmëruar asgjë e as përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, nuk është shkruar gjë, mbetet të presim befasinë, ndërsa ata që më së shumti do i gëzohen kësaj janë padyshim fansat e këngëtares të cilët janë në numër jashtëzakonisht të madh, duke mos dalluar as moshën e as gjininë.

Lajme të ngjashme

Back to top button