Treni godet veturën, vdes Fadil. Z 55 vjeçar nga fshati Sedllarcë

Banori i fshatit Sedllacë Fadil. Z 55 vjeçar , ka humbur jetën pas përplasjes së veturës “Reno 4” që drejtohej nga ai.

Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, Marjan Josifovsi, Fadil Z që drejtonte veturën e tipit “Reno 4” është përplasur nga treni rreth orës 13.30 gjersa ishte duke kaluar hekurudhën për të shkuar tek ferma e tij.

Për shkak të lëndimeve të mara Fadil. Z ka vdekur në vendin e ngjarjes. Prokurori publik dhe ekipet e njësisë policore të Tetovës janë duke bërë hetimin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button