LSDM: Provokimet e VMRO-DPMNE-së rezultojnë me incidente

“VMRO-DPMNE-ja është parti joserioze, e këtë e dëshmojnë edhe me propozimin e tyre më të ri për ndryshime në Kushtetutë, mu në ditën kur Kuvendi shkon në pushim, sipas të cilit, kërkohet që në dokumentin më të lartë juridik të shkruajë se martesa denifohet vetëm si bashkësi ndërmjet një burri dhe një gruaje, ndërsa mundësia për adoptimin e fëmijëve t’u lejohet vetëm bashkësisë së përbërë nga prindër të gjinive të ndryshme, si dhe prindërve të vetëm.

“Poashtu, theksojmë se VMRO-DPMNE-ja një kohë më të gjatë provokon me politika të diskriminimit dhe jotolerancës që rezulton me incidente”. 

LSDM-ja kërkon që VMRO-DPMNE-ja ta ndërpresë defokusimin e opinionit nga problemet kyçe të qytetarëve. 

“Kërkojmë që për propozimin të deklarohet sektori civil dhe komuniteti akademik, para se të bëhen ndryshimet e planifikuara nga ana e pushtetit. Qytetarët e Maqedonisë presin zgjidhje të problemeve të hidhura sociale-ekonomike, qasje të përgjegjshme të qeverisë për çështjet e agjendës evropiane dhe heqje të të gjitha vërejtjeve për mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në mesin e të cilave edhe të dhunës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT. 

Në kushte kur institucionet kompetente i tolerojnë dhe nuk i gjejnë aktorët e këtyre incidenteve, mbi shtëpitë e tyre, mbi zyrën e Komitetit të Helsinkit, konsiderojmë se propozimi i VMRO-DPMNE-së do ta rrisë jotolerancën ndaj qytetarëve me orientim të ndryshëm seksual, do ta institucionalizojë diskriminimin dhe do të kontribuojë për ndarje të mëtutjeshme”, thonë nga LSDM-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button