Sanksione për 987 pjesëmarrës në komunikacion

Gjithsej 987 pjesëmarrës në komunikacion janë sanksionuar javën e kaluar në Shkup, për shkelje të bëra nga Ligji për siguri në komunikacion. Policia te 39 drejtues ka përcaktuar se i kanë drejtuar automjetet nën veprimin e alkoolit, te 68 persona se kanë drejtuar automjetet me afat të skaduar të patentës, ndërsa pa patentë automjetet i kanë drejtuar 55 vozitës.

Në kumtesën e MPB-së theksohet se te 24 persona është përcaktuar shkelje në komunikacion për kalim në semafor me dritë të kuqe, 39 vozitës i kanë drejtuar automjetet mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa 18 vozitës i kanë drejtuar automjetet me mbi 90 kilometra në orë në një vendbanim. Janë shqiptuar 65 shkelje për mos vendosjen e rripit të sigurisë, 64 për vozitës të cilët kanë folur në celular, 32 për parkim në zona të udhëkryqeve, stacione të autobusëve dhe vendkalime për këmbësorë, 370 shkelje për parkim jo të drejtë etj.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që të ulen fatkeqësitë në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button