Rexhepi: Nëse duhet të vdiset atëherë duhet të vdiset për Maqedoninë jo për Sirinë

Reisi i BFI-së, Reis Ulema, Sulejman Ef Rexhepi, ka deklaruar se “Xhihad” është kur qytetari vihet në mbrojtje të atdheut. Sipas tij nëse duhet të vdiset atëherë duhet të vdiset për Maqedoninë.

Ai thotë se në Maqedoni, disa vite më parë ka qetësim të islamit radikal  që sipas tij është lëvizje politike fetare, transmeton REL.

“BFI dhe unë personalisht, duke parë realitetin e Maqedonisë dhe myslimanëve këtu, kemi biseduar me disa njerëz për të cilët kemi konsideruar se i takojnë lëvizjeve të tilla dhe kemi arritur që t’i bindim dhe tash nuk ka kurrfarë turbulencash. Disa prej tyre i kemi angazhuar në objektet fetare me nënshkrimin paraprak të një deklarate nga ana e tyre se e njohin institucionin e Bashkësisë fetare Islame”, thotë Rexhepi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button