Blerim Destani, thyen rekord shikueshmërie në Sat1 të Gjermanisë

”The whore” apo në gjuhën gjermane ”Die wanderhure” është një film televiziv gjerman bazuar në një ngjarje të ndodhur në Konstanz të Gjermanisë mes viteve 1414 dhe 1415. Skenarist i filmit është Iny Lorentz ndërsa i adaptuar nga Gabriele Kister dhe direktor i filmit Hansjörg Thurn. Ky film ka pasur një jehonë shumë të madhe në Gjermani e shumë vende europiane, premiera e filmit sipas statistikave të publikuara nga të përditshme gjermane ka arritur mbi 10 milion shikueshmëri ndërsa si protagonist kryesorë shfaqet edhe aktori i njohur shqiptarë Blerim Destani në rolin e Gisos. Mes tyre aktorë të tjerë janë edhe Alexandra Neldel si Marie Schärer, Attila Árpa si Utz Kaffli, Alexander Beyer si Jodokus, Thure Riefenstein si Graf Dietmar von Arnstein, Thomas Morris si Pfalzgraf Ludëig III dhe shumë aktorë të tjërë të kalibrit të lartë.

Emri juaj po përmendet shumë, sa vite karrierë dhe cilat janë sukseset me të cilat mburreni? Jam i lumtur që mundem të them se karriera ime është përplot me projekte që kanë shënuar rrugën time artistike. Çdo projekt e ka peshën e vet si vlerë dhe vulën e vet në karrierën time. Mund të them se “Koha e kometës” shënoi një fillim të mbarë për mua, pastaj filmi “Dossier K”, e rrumbullakoi fazën e parë de ishte shtyllë e fortë për fazën e dytë. Pastaj pasuan shumë projekte ndërkombëtare që më mundësuan që të bashkëpunoj me aktor dhe regjisor të kalibrit më të lartë në kinematografinë botërore. Pastaj erdhi faza e tretë që unë për vete e quaj faza e filmave gjerman të zhanreve të ndryshme, nga filma historik “Die ëanderhure” në filma eksperimental si (“Berlin Projekt”) filma të zhanrit aksion “Harms” dhe “Hit”, deri në komedi siç është filmi “Frauen”. Kuptohet që në këtë fazë është edhe filmi shqiptar “Amsterdam Express”. Lista e filmave është më e gjatë por mjafton vetëm këto projekte t’i përmendi.

A keni arritur deri në atë shkallë sa që i thua vetes, ”Deri këtu është mjaft dhe nuk do vazhdoj më tej”? Jo. Unë mendoj se karriera ime është vetëm në një fillim i mirë.

Po cili është synimi i Blerimit? Çdo vepër artistike është një intencë për të lënë gjurmë në kohë, për të folur për kohën që vepra trajton, kështu edhe unë dua që kohën time ta shënjoj me vepra që do të ngelen si gjurmë të përhershme në kinematografi.

Je takuar me shumë yje të njohur të filmit dhe botës së televizionit, sa kanë qenë shtytës këto takime që ju të vazhdoni me aktrimin? Kuptohet që në takime të tilla të mundësohet të mësosh shumë. Kur sheh në shesh xhirimi Robert Duvall se si në moshën 80 vjeçar është më i përkushtuar në punën e tij se sa ka qenë në moshën e mesme të tij, nuk ke se si të mos motivohesh për të punuar më shumë dhe me më shumë përkushtim.

Suksesin dhe famën e cilit e kishe dëshiruar? Çdo aktor në bazë të veprave të veta ka edhe famën e vet karakteristike, pasi edhe vet veprat në vete kanë karakteristikat e kohës së tyre. Unë mundohem që të krijoj vepra që do të kenë karakteristikat e i’a dhe të kohës sime.

Cilat janë projektet aktuale me të cilat po merreni? Jam në mënyrë konstante në punë, momentalisht jam në përgatitje për një film të ri gjerman, por e kam parim të mos flas për projektet që ende janë plane, por vetëm për projekte të realizuara.

A ndiheni krenar kur më 30 tetor do jetë premiera e filmit tuaj në RTL? Sigurisht që po. Shpresoj që filmi të kaloj mirë dhe të pëlqehet nga shikuesit ashtu sic është pëlqyer edhe filmi ”The whore” i cili theu rekord shikueshmërie në Gjermani ku premiera ishte mbi 7 milion shikues vetëm brenda një nate ndërsa në vende të tjera si Austria, Zvicra, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kapin shifrën e 10 milion shikues vetëm në premierë.

A mund të na e thoni një moment krenarie që keni përjetuar? Për t’u përgjigjur në këtë pyetje nuk më duhet të kujtoj gjëra në biografinë time pasi të tilla momente kam plot, pasi një moment është mbi gjithçka. Është ndjenja e krenarisë që përjetova në momentin kur flamuri ynë kombëtar fluturoi mbi stadiumin ku kombëtarja jonë luante ndeshjen me Serbinë. Dhe më pas përkushtimi i çunave tonë të kombëtares për të mos lejuar që ai flamur të përdhoset. Besoj se në atë moment e ndjeva se ndodhi një bashkim i mirëfilltë kombëtar, jo deklarativ, por thellësisht sublim. Besoj se të gjithë që e kanë ndjekur atë moment janë ndjerë krenar për gjithçka që kemi e na bën shqiptar.

Blerim, ju keni sfiduar veten edhe në biznese, mendoni se krahas karrierës mund të udhëhiqen edhe biznese të suksesshme, sa i’a ke arritur? Profesioni im në fakt edhe është biznes, unë jam i lumtur që puna ime më siguron të ardhura të mjaftueshme për të jetuar jetën që po e jetoj. Dhe do vazhdoj të punoj edhe më shumë, për të arritur ende gjëra që mendoj se mund t’i arrij.

I përfolur gjithandej për punë, suksese, femra e jetë luksoze, kush është Blerimi i vërtetë, çfarë fshihet brenda zemrës tënde? Jam njeri i lumtur pasi pasionin tim më të madh në fëmijëri e kam profesion të jetës. Dhe vazhdoj me përkushtim të punoj punën që e dua dhe të shijoj frytet e punës sime.

KUR DASHURON BLERIMI! ”PËR GJËRAT E RALLA TË MER MALLI”

Krahas suksesit të tij në aktrim, ne u munduam të nxjerim dicka më shumë rreth jetës së përditshme të tij. Ja se cfarë tregon më shumë Blerimi.

Zgjohedh në mëngjës ora..? Gjithçka varet nga ajo se cila ditë është se si e kam orarin e obligimeve. Zakonisht zgjohem shumë herët.

Ndodh që të flesh vetëm në krevat…? Edhe ndodh. Zakonisht thuhet që për gjërat që nuk të ndodhin shpesh, të merr malli.

Të ka ndodhur të zgjohesh me ndonjë femër të panjohur? Jo.

Gjëja e parë që bën..? Shikoj orën.

Shikon telefonin, kujt i bën thirje? Numrit të fundit që më ka bërë thirrje.

Del për kafë dhe e shijon atë ku….? Kur kam kohë kafenë e parë e shijoj me miq.

Me kë….? Me miq që më duan dhe i dua.

Dhuron puthje gjatë ditës..? Mendoj se puthja nuk dhurohet, puthja jepet dhe merret.

Si ndihet Blerimi kur dashuron? Dashuria është festim i jetës. Më pëlqen ta festoj jetën.

E ke ndërmend të realizosh ndonjë libër autobiografik për veten dhe karrierën në të ardhmen? Tani për tani nuk kam një mendim të tillë, por ndoshta më vonë nëse ka ndonjë interes për një gjë të tillë, pse jo./ Bluetooth

Lajme të ngjashme

Back to top button