Tuna: ‘Pardon’, dedikim fansave

Nuk ka shumë kohë që këngëtarja Tunaka lansuar këngën e saj me të re ‘Pardon’. E kjo këngë padyshim që menjëherë ka filluar të dëgjohet kudo.

Suksesin e kësaj këngë ajo e sheh përmes klikimeve që i merr në kanalin ‘Youtube’. Deri me tani, projekti muzikor ‘Pardon’ ka arritur që t’i mbledh mbi 500 mijë shikime në këtë kanal dhe kjo gjë ka bërë që këngëtarja t’i falënderoj të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështetin.

“Të gjitha dedikim juve. Jeni 500 mijë pjesë e #Pardon tashmë në mÄ“ pak se një javë ! #Pardon #2014 #500k #ThankYou” ishte shkrimi i këngëtares. Kjo këngë po shpërndahet edhe nga këngëtarët e tjerë të estradës e sidomos nga anëtarët e labelit ‘Babastars’./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button