Aeroplani i Kerryt pëson avari para nisjes

Aeroplani i Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry ka pësuar avari dhe ka ndaluar fluturimet për të katërtën herë këtë vit. Kerry u detyrua të udhëtonte me një avion komercial nga Viena për në Uashington pas futjes së tymit të motorit në kabinën e Boeingut 757, sipas një gazetari të agjencisë “Associated Press” i cili vizitoi aeroplanin.

Sekretari Kerry ndodhej në Austri për bisedime të nivelit të lartë mbi programin bërthamor të Iranit. Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif qeshi kur mësoi për vështirësitë e Kerry duke u shprehur se nuk ishin vetëm aeroplanët e tyre që kishin probleme. Sanksione të renda amerikane kanë kufizuar aftësitë e Iranit për të rinovuar flotën e aeroplanëve Boeing të prodhuara para vitit 1979. Në gusht, Kerry udhëtoi nga Hawai për në Uashington me linjë komerciale pasi aeroplani i tij pësoi avari elektrike./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button