Një tjetër dron me flamurin kuqezi, kësaj radhe në Vlorë

Pas dronit, ku flamuri i Shqipërisë së Madhe u valëvit në Beograd, një tjetër mjet i tillë fluturues është bërë prezent në një ndeshje futbolli por këtë radhë në Vlorë.

Në fakt ka qenë ndeshja Flamurtari-Skënderbeu, e vlefshme për javën e tetë të Superligës Shqiptare, ku një dron me flamurin tonë kombëtar, është futur në fushë.

Ndeshja ka vijuar normalisht, pavarësisht mjetit fluturues i cili ka qëndruar mbi stadium për rreth 20 minuta, ndërsa flamuri kuqezi është valëvitur mbi stadiumin e Flamurtarit. / Shqiptarja

Një tjetër dron me flamurin kuqezi
Një tjetër dron me flamurin kuqezi në Vlorë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button