Server: Ja si qëndron çështja e kufijve etnikë shqiptarë

Analisti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Sever ka folur rreth asaj që ngjau në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Ai komentoi edhe flamurin me hartën etnike gjithandej ku ka shqiptarë.

Sipas Server, edhe serbët e kanë një hartë të një shteti gjithandej ku ka serbë dhe shqiptarët gjithashtu.

Server ka vlerësuar se Millosheviçi e provoi të bëntë një shtet njëetnik serb, por që humbi në luftëra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

“Ka shqiptarë të cilët do të donin që sërish të hapin atë që në shekullin e 19-të ishte e njohur si ‘çështje shqiptare’ – nëse shqiptarët do të jetojnë në një vend ose në disa? Ka serbë të cilët gjithashtu do të donin që sërish të hapin çështjen serbe – nëse serbët do të jetojnë në një vend ose në disa?”, tha Server.

Server theksoi në fund se ajo hartë nuk gjen vend dhe se komuniteti ndërkomëtar nuk e mbështet./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button