Rama: “Shqipëria e Madhe” është makth i Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një koment në profilin e tij në Facebook, duke sugjeruar shtetin serb që të mos merret me idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Ai përmes këtij komenti ka thënë se kjo ide nuk është projekt i shqiptarëve, por një makth i tyre.

“Serbia Normale do jetë realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqipëria e Madhe është makthi i tyre jo projekti ynë”, thuhet në postimin e Ramës.

Kjo deklaratë vije tri ditë pas incidentit në ndeshjen futbollistike në mes të kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje, kanë pasur deklaratat e njëpasnjëshme të zyrtarëve serbë, të cilët kanë përquar edhe mesazhe fyese për shtetin e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button