Sektori civil kërkon zgjidhjen e problemeve që shtrohen në Raportin e KE-së

Sektori civil kërkon notimin e problemeve konkrete dhe zgjidhjen e tyre në afat sa më të shkurtër nëpërmjet një plani aksional të vërejtjeve të Komisionit Evropian të shprehura nëpërmjet Raportit për progresin e Maqedonisë.

Sektori civil mendon se vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet problem i përsëritjes së vërejtjeve negativë nga ana E KE-së.

“Ky raport nuk mund të pasqyrohet në masa për shkak se nëpërmjet tyre nuk do të ndryshojë ndikimi dhe presionet politike tek gjykatat dhe mediumet”, tha drejtorja e Institutit Politik Evropian, Malinka Risteska – Jordanova.

“OJQ janë të ndryshme dhe vështir mbijetojnë prandaj edhe qasja e qeveris duhet të jetë ndryshe ndaj këtij sektori pra të mbështeten në drejtim të kapaciteteve të tyre gjatë përfshirjes së tyre në politikat e qeveris. Ne me vite kërkojmë transparencë gjatë mbështetjes së OJQ”, u shpreh Lulzim Haziri, OJQ. 

Ana Kostova nga “Analitika”, komentoi zhegitjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike që ndodhi menjëherë pas pranimit të Raportit për progresin.

“Ajo që liberalizimi i tregut elektro energjetik bëhet menjëherë pas raportit do të na sjellë notë të dobët vitin e ardhshëm”, tha Ksotova.

Sipas zëvendësministrit për çështje evropiane Fatmir Besimi, rekomandimet e debatit të sektorit publik do të përfshihen në planin akcional për vërejtjet e raportit të KE-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button