Mjegulla mbush klinikat e fëmijëve në Shkup

Mjegulla dhe ajri i ndotur ka mbushur dy spitalet e fëmijëve në Shkup. Një numër i madh i prindërve për shkak të problemeve të frymëmarrjes kërkuan ndihmë për fëmijët e tyre në klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle.  Një pjesë e fëmijëve janë prekur edhe nga alergjitë nga ajri i ndotur, transmeton Alsat M.

“Tek një numër i konsiderueshëm i fëmijëve paraqiten alergji,  infeksione në organet e sipërme të frymarrjes, të njëjtët janë virusale, por shpesh shkaku i rënies së imunitetit paraqiten infektime bakteriale dhe kjo me siguri ka të bëjë me ndryshime t klimatike”, tha Aspasija Sofijanova, Klinika e fëmijëve.

“Numri është rritur, posaçërisht nga mjegulla që filloi herët në këtë periudhë. E shihni, në tetor kemi mjegull, e çfarë do të bëhet në dhjetor?”, u shpreh Oliver Zafirovski, Instituti i sëmundjeve të mushkërive te fëmijët –Kozle.

Shkaku i mjegullës mjekët bëjnë thirrje të ulet numri i makinave në kryeqytet, qytetarët të përdorin transportin publik. Ajri i ndotur shkakton probleme edhe te të rriturit, posaçërisht tek të sëmurit nga astma.

Lajme të ngjashme

Back to top button