Personat e lustruar ende në funksione, Komisioni kërkon largimin e tyre

Komisioni për Lustrim ka dërguar paralajmërim te institucionet dhe organizatat ku ende punojnë persona të lustruar për t’i kujtuar se aty nuk guxojnë të punojnë persona të lustruar, shkruan Dnevnik.

Edhe përkundër të tërheqjes së vërejtjes nga ana e lustratorëve një numër i caktuar i personave të lustruar ende janë nëpër funksione që do të thotë se nuk respektohen vendimet.

Kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev, thotë se vërejtje u janë dërguar disa institucioneve.

“Ata njerëz dhe që ka shumë, nuk mund që edhe më tej të kryejnë funksionet që I kanë. Ligji është i qartë dhe ai duhet të zbatohet. Tash do të presim një kohë të caktuar që të shohim nëse personat e lustruar do të largohen nga funksionet, nëse jo atëherë do t’i drejtohemi inspektoratit shtetërorë që të zbatojnë atë që parasheh ligji”, tha Tome Axhiev.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button