Përurohet shkolla në Sllupçan, që u rinovua nga Ambasada e Japonisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës mr. Abdilaqim Ademi, së bashku me kryetarin e komunës së Likovës, Sadulla Duraku, sot  vizituan shkollën fillore “ Faik Konica” në fshatin Sllupçan, që u rekonstruua me grantin e Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë.

Bashkëpunimi në mes Komunës së Likovës dhe Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë, ka kontribuuar që nxënësit e Shkollës Fillore “ Faik Konica” në Sllupçan të ndjekin mësimin në klasa të reja  moderne, të pajisura me materiale bashkëkohore, që do të Ju ndihmojë në procesin edukativo-arsimor, deklaroi Ministri Ademi, duke potencuar  që Komuna e Likovës është një nga të rrallat në vend, që përmes donacioneve në territorin e saj arriti të sigurojë rikonstruimin e objektit shkollor.

Shpresoj që shembullin e Komunës së Likovës  të ndjekin edhe komunat tjera dhe në mënyrë të pavarur të arrijnë përmirësimin e kushteve në shkollë, me çka do t’ua përafrojnë standardet evropiane dhe bashkëkohore nxënësve të tyre, theksoi Ministri për Arsim dhe Shkencë, mr Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button