Jahjaga sërish sot takime me liderët e politikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar edhe sot se do të vazhdoj takimet me liderët partiak, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për të dal nga ngërçi politik.

Jahjaga sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme në takime të ndara priti kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilët bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar me ndërtimin e institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se do të vazhdojë të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button