MPB: Tre autobusë dhe një stacion autobusi dëmtohen nga festimet e djeshme

Tre autobusë të Ndërmarrjes publike të qarkullimit dhe një stacion autobusi janë dëmtuar mbrëmë rreth orës 23, informoi sot drejtori i përgjithshëm i NPQ “Shkup”, Misho Nikollov.

Ai precizoi se është dëmtuar një autobus me numrin 56 në Saraj, të cilit ia kanë thyer të gjitha dritaret dhe enterierin e brendshëm, dy autobusave dykatësh në Çair u janë thyer dritaret, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e stacionit të autobusëve në bul. “Aleksandri i Madh” në afërsi të SHF “Kongresi i Manastirit”.

Nikollov i pyetur nëse dëmtimi i fundit të pronës së NPQ është rezultat i incidentit të mbrëmshëm në eograd të ndeshjes së futbollit mes kombëtareve të Shqipërisë dhe të Serbisë, Nikollov tha se në interes të hetimit nuk dëshiron të prejudikojë asgjë, por shtoi se tre-katër muajt e fundit situata ka qenë e qetë dhe nuk është regjistruar asnjë lloj incidenti në autobusët e NPQ “Shkup”.

Lajme të ngjashme

Back to top button