Ngrohja me dru mbetet alternative më e lirë për të kaluar dimrin

Ngrohja me dru mbetet alternative më e lirë për të kaluar dimrin për shumicën e amvisërive në Tetovë. Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për sa sa është numri i familjeve që shfrytëzojnë dru për ngrohje, nga shitja e sasive të druve mund të përllogaritet se mbi 80 për qind e familjeve në Tetovë shfrytëzojnë dru për ngrohje.

Shitja e druve nga viti në vit është gjithnjë edhe më i madh, për shkak se kostoja është dyfish me e vogël se shfrytëzimi i lëndëve tjera për ngrohje apo të energjisë elektrike. Shitësit e druve tek stadiumi i vjetër i Tetovës një ku me vit është përqendruar kjo veprimtari, thonë për Portalb se këtë vit krahasuar me vitin e kaluar shitja e druve është rritur afër 20 për qind më shumë.

Çmimet thuajse janë të pandryshuara si vitin e kaluara pavarësisht kërkesës më të madhe, ato lëvizin nga 40 deri në 50 euro për një metër dru.

Sezoni i ngrohjes zgjatë 6 muaj, ndërsa mesatarisht një familje harxhon 10 metër kub dru për gjithë sezonin.

“Pyjet e Maqedonisë”, gjatë viti shet 500 deri në 550 mijë metër kub dru për djegie dhe disponon 48 pika të shitjes së druve në gjithë Maqedoninë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button