Granit Xhaka krenar me vëllain, Taulantin

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka komplimentuar vëllain e tij, luanin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhakën, pas mbrojtjes së tij heroike të flamurit kombëtar në Beograd.

Taulant Xhaka ishte njeriu i momentit në ndeshjen ndaj Serbisë, ku ai me dinjitet dhe krenari mbrojti flamurin kombëtar.

Dhe kjo nuk mbeti pa u komentuar nga vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili e përshëndeti këtë veprim.

“Respekt Vlla! #TaulantXhaka 14”, u shpreh Granit Xhaka në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button