Disa tifozë shqiptarë kanë arritur të pajisen me bileta

Atmosferë e qetë në Beograd në ditën e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komentatori dhe gazetari i Supersport Ylli Aga, raporton në linjë telefonike se në kreqytetin serb është e vështrië made të dallohet se luhet një ndeshje mes dy përfaqësueseve.

Forcat e sigurise madje jane larguar nga hoteli ku akomodhet kombetarja dhe situata vijon te jete krejtesisht normale

Nga Beogradi Ylli Aga konfirmon faktin se disa tifozë shqiptarë kanë arritur të pajisur me bileta por duke u treguar skeptik në lidhje me mundësinë e një tifozerie të zhurmshme në stadiumin e Partizanit, ndersa mohon edhe mundesine e shfajes se simboleve tona kombetare ne stadium.

E qete dhe pa asnjë ngacmim të jashtëm kombëtarja kuqezi ka vijuar programin stërvitor normalisht me nje seance shkerthyese ne oret e paradites , ndërkohë që këtë mbrëmje pritet të zbresë në fushë e njëjta skuadër që barazoi të shtunën e kaluar 1-1 me Danimarkën në Elbasan Arena.

Lajme të ngjashme

Back to top button