Orav: Nuk ka kohë, rregulloni pavarësinë e gjyqësisë dhe të mediumeve

Ambasadori evropian Aivo Orav në mbledhjen e sotme të përbashkët të Këshillit Nacional për eurointegrime dhe komisioneve për çështje evropiane dhe politik të jashtme, theksoi se qeveria dhe opozita do të fillojnë dialog ditëve që vijnë.

“Meqë këto ditë ka interpretime te ndryshme rreth rekomandimit dua ta lexoj se si ne e japim rekomandimin në fakt.  Marrë parasysh përparimin që ka bërë vendi Komisioni vlerëson se kriteri politik është i plotësuar mjaftueshëm dhe e mban rekomandimin për fillimin e bisedimeve, por shpreh keqardhje për hapat pas. Pyetja është çfarë duhet bërë tani?  Nuk ka kohë dhe vlerësoj se të gjitha këto pika që paraqesin shqetësim duhet të zgjidhen menjëherë. Duhet të merreni me pavarësinëe gjyqësisë, pavarësinë e madiave dhe nëse kjo bëhet sot, vështirë se dikush mund ti sheh rezultatet nesër, pasi për këto reforma duhet kohë, por çështja e dialogut politik mund të tejkalohet brenda natës.  Ashtu sic zëv/kryeministri përshëndeti kthimin e PDSh-së në Kuvend, poashtu edhe ne e përshëndesim dhe njëkohësisht urojmë që edhe LSDM të kthehet sa mës hpejtë që të jetë e mundur. Shpresojmë që pushteti dhe partite opozitare sëshpejti do të fillojnë dialog konstruktiv.- deklaroi AIvo Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button