Nervozohet Berisha: Pse mos të jenë prezentë kuqezinjtë në Beograd

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është nervozuar me ndalesën që ka bërë Serbia për tifozat kuqezinjë.

“Sonte ne Beograd ndeshja e historise! Te dashur miq, sonte ne stadiumin e Beogradit kombetarja e Shqiptareve ndeshet me kombetaren e Serbeve. Keta te fundit, te trembur deri ne palce nga ekipi yne, i nisen hilet nje muaj me pare. Binden FIFA-n te mos kete kuqezinj ne stadium. Dje, per presion psikologjik te papranueshem, e priten ne Beograd ekipin tone pothuaj me nje “military build up” te papare. Kane detyruar dhe Ramen si kusht per viziten e tij ne Beograd per te nisur skuadren jo me bluza te stamposura me dheun e tyre “Albania” por me ato te kompanise se tij “Digitalb”. Miq, me gjithe keto, sonte do shohim kulmin e futbollisteve tane, ndeshjen e ndeshjeve, fitoren e tyre te merituar! Perpara!! Forca Shqiptare!!! Sb”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button