QMBN: Në Maqedoni korrupsioni gllabëron miliona euro në vit

Zyrtarët shtetërorë janë të korruptuar, mes tyre, doganierët, gjykatësit dhe mjekët, tregojnë rezultatet e raportit për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoni përgatitur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë. Raporti I përgatitur në kuadër të programit të USAID për luftën kundër korrupsionit  u prezantua sot në forumin “Politikat për antikorrupsion” në Shkup.

Emina Nuredinovska, nga QMBN,  thotë se në Maqedoni korrupsioni është në vendin e pestë si problem i qytetarëve, pas papunësisë, varfërisë, pagave të ulëta dhe çmimeve të larta. Simulimi i bërë sa i përket asaj se sa kushton ryshfeti, sipas bashkësisë së biznesit, ajo arrin në vlerën prej 64 milion euro në vit. Kjo vlerë është 0.85 për qind e prodhimit bruto vendor, sipas të të dhënave të vitit 2012. Ndihmës ministri i punëve të brendshme, Ivo Kotevski, tha se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar kanë qenë dhe janë prioritetet kryesore të udhëheqjes aktuale të MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button