Hoffman: Shqipëria rrezikon vizat

Ambasadori i Gjermanisë, Helmut Hoffmann tha se Shqipëria rrezikon regjimin e vizave nëse vijon trendi i lartë i kërkesave për azil politik.

Hoffmann teksa është pyetur për numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria tha se ka pasur një tendencë dramatike në rritje.

“Kjo përbën një problem për ne. Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka pasur një tendencë dramatike në rritje. Gjermania është një nga ato vende që ka tradite të japë azil politik për ata që e argumentojnë këtë kërkesë. Por të gjitha aplikimet verifikohen saktë dhe me kujdes. Nëse shikoni statistikat, maksimumi 1 në 100 azilkërkues, merr statusin e azilantit politik. Pra konkluzioni është i qartë, kemi të bëjmë me një migrim ekonomik. Praktika tregon se të gjitha ato shqiptarë që janë përpjekur të marrin statusin e aziltantit, janë kthyer në Shqipëri. Ndaj ne shpresojmë që situata të përmirësohet dhe ky numër të bjerë, sepse është e qartë që nëse tendenca rritet kemi një rrezik serioz për liberalizimin e vizave”, tha Hoffmann.

I pyetur nëse kjo situatë përkthehet në rrezik për rikthimin e vizave, Hoffmann theksoi se janë duke u ndjekur hap pas hapi të gjitha zhvillimet.

“Ne parim po, por nuk jemi ne një situate të tille. Gjithsesi të gjitha zhvillimet janë duke u ndjekur hap pas hapi”, tha Hoffmann.

Deklarata e ambasadorit Gjerman u bë pas një takimi me kryetarin e bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, me të cilin folën për prezencën e investimeve gjermane në kryeqendrën e veriut.

Më pas Hoffman së bashku me Lukën ka vizituar qendrën muzeale të Shkodrës dhe disa objekte të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button