Komisionet parlamentare debatojnë për Raportin e KE-së

Anëtarët e Këshilli nacional për eurointegrime dhe të komisioneve për politikë të jashtme dhe çështje evropiane sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të debatojnë rreth Raportit të KE-së për progresin e vendit.

Raporti për progresin është publikuar në datën 8 të këtij muaji, me të cilin vendi mori rekomandimin e gjashtë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Në Kuvend, seancë sot do të mbajë edhe Komisioni për punë dhe politikë sociale në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button