Partitë e Koalicionit qeveritar të kënaqur nga Raporti të pa kënaqur nga KE

Partitë e Koalicionit Qeveritar në seancën e sotme parlamentare vlerësuan pozitivisht Raportit të Progresit e vlerëson pozitivisht Maqedoninë. Për BDI-në, debati për këtë raport thuajshe ishte i panevojshëm. Zëvendësministri i Ekonomisë Hristijan Delev nga radhët e VMRO DPMNE-së kritikoi Komisionin Evropian për disa prej vlerësimeve që i ka bërë vendit

“Maqedonia është lidere në aspektin e burimeve të përtëritshme të energjisë. Kemi disa projekte që janë në fazë ndërtimi por në këtë aspekt, KE-ja propozon që të rritim nivelin e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë nga lëndët e ngurta djegëse, pra drutë. Mendoj se kjo analizë nuk është korrekte, sepse me këtë do të rritej përdorimi i druve për ngrohje”, Hristijan Delev, Zv/Ministër i Ekonomisë.

“Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik mundësoi trajnim për 176 gjykatës të së Drejtës së Shoqatave Tregtare, si dhe 45 gjykatësve të së Drejtës Ndërkombëtare të Shoqatave Tregtare.. Kjo tregon se ne si Qeveri por në përgjithësi shteti ynë kujdeset për trajnim të kuadrove të reja, se si të marrin vendimet e duhura për përmirësimin e ekonomisë vendore”, tha Zoran Ilioski, deputet i VMRO.

Lajme të ngjashme

Back to top button