Sela në Çair:Do të flasim me zërin e arsyes

Në Çair mbrëmë u formua këshilli nismëtar i lëvizjes për reformim të PDSH-së të udhëhequr nga kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Para simpatizantëve në Çair, Sela sqaroi qëllimin e Lëvizjes që ai inicioi dhe hapat që ai dhe përkrahësit e tij do të marrin më tutje.

Ai theksoi se kësaj beteje do ti shkojnë deri në fund, që kjo lëvizje të marrë legjitimitetin e shqiptarëve, të rrëzohet karakteri unitar i shtetit dhe se në këtë proces vend të rëndësishëm do të zë rinia.

” Rinia, studentët i sjellin ndryshimet e mëdha, prandaj ne do të punojmë me to që edhe këtu ta sjellim ndryshimin e madh. Të rinjtë po i bashkohen Lëvizjes, ata nuk kanë frikë… Ju bëj thirrje edhe profesorëve universitar që ti bashkohen kësaj lëvizjeje. Ne jemi të hapur për to dhe e çmojmë shumë mendimin intelektual… Nesër do të ketë një fitues që nuk do të hyjë në qeveri kur ti duhet Gruevskit. Nuk na duhet qeveria nëse nuk garantohet aplikimi i të gjithë interesave të popullit shqiptar me Marrëveshjen e tonë Politike”, theksoi Sela.

Ai paralajmëroi edhe ngritjen e padisë kundër Menduh Thaçit për shkelje të rëndë të Statutit të partisë si dhe theksoi se Lëvizja do të zgjerohet gjithandej ku ka shqiptarë dhe shumë shpejt do të shpallen zgjedhjet e brenshme duke filluar nga nëndegët e deri në organizimin e Kongresit legal dhe legjitim të PDSH-së, që pritet të mbahet në fund të vitit.

Në këtë takim konstituiv kanë folur edhe pjesëmarrës të tjerë, duke treguar qëllimin e bashkëngjitjes pranë kësaj lëvizje.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eshte nje mashtrim vizuel i te qenit tè vèrtet te Çairasve ne kètè tubim i pregaditur prej shantazhuesve profesional a ne favor te Selès…

Back to top button