Rama: Ne duam një Shqipëri që jeton me punë

Kryeministri Edi Rama, me anë të disa fotove të radhës të postuara në rrjetin social Facebook, i është referuar punësimit në Berat.

“Dje, në çeljen e Zyrës së re të Punës në Berat, e dhjeta në rradhë që i vjen në ndihmë gjithë punëkërkuesve që duan punë reale në qarkun e Beratit.

Janë 12 607 punëkërkues, të cilët në kontakt të drejtpërdrejtë nga rrjeti i zyrave të punës, sot janë në punë, ndërkohë janë 23 mijë vende të lira pune, të shpallura, shifra këto disa herë më të larta krahasuar me vitin 2013.

Plani ynë është shumë i qartë; ne nuk duam një Shqipëri që jeton me ndihmë ekonomike. Ne duam një Shqipëri që jeton me punë”, ka shkruar Rama. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button