Bariu Isnifaris Xhemaili, përsëri në liri

Bariu më i njohur, Isnifaris Xhemaili, nga skandali “Stanet”, është përsëri jashtë “Idrizovës”.

Siç njofton “Utrinski Vesnik”, më parë, me nënshkrim të Ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti, i është lejuar të largohet nga burgu dhe të shkojë për shërim 1 mujor.

Ky vendim ka qenë i dërguar edhe deri në Gjykatën Themelore – Shkupi 1, me të cilën ata janë informuar me ndërprerjen e mbajtjes së dënimit të tij.

“Është e vërtetë se Isnifaris Xhemaili, më parë është liruar për mjekim. Kemi marrë dokumentacion të plotë dhe opinion për gjendjen e tij shëndetësore nga mjekët e burgut. Për shkak të një intervenimi të fundit mjekësor të zemrës, i duhet që ai të vazhdojë mjekimin, i kemi miratuar ndërprerje të mbajtjes së dënimit me afat prej 30 ditëve”, konfirmon për “Utrinski vesnik”, ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti.

Bariu më i njohur i Tetovës, për herë të dytë del nga burgu për shkak të mjekimit. Herën e parë kur ka qenë i liruar, gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari, Xhemaili, më shumë se një vit nuk është paraqitur në burg, dhe për këtë gjykata lëshoi urdhër për arrestimin e tij.

Ai duhet të mbajë dënimin prej 3.5 vite për krimin e dëmtimit të shtetit me vlerë prej 720 mijë euro për bombardim të rrejshëm ndaj bagëtive të tij në vitin 2001.

Lajme të ngjashme

Back to top button