Shpërthen bateria, digjet foto-studioja “Drita” në Kumanovë

Sot në mëngjes, ka shpërthyer një zjarr në hapësirat e foto-studios “Drita”, me ç’rast janë djegur video pajisje, një pjesë e studios dhe mobiljet e zyrave. Sipas të gjitha gjasave, zjarrin e ka shkaktuar shpërthimi i baterisë së kamerës, njofton KumanovoNews.

“Deri në orën 6:30 unë isha në dyqan. Zjarri me siguri ka ndodhur rreth orës 7. Ne për shkak të Ramazanit vijmë në punë në orën 9 dhe atëherë i thirrëm zjarrfikësit. Erdhën me dy vetura dhe e fikën zjarrin për dy orë. Kishte 8 kamera të djegura, mbushës, bateri, në studio e gjithë pajisja që ishte përgatitur përgatitur për pesë dasma të caktuara më parë, është shkatërruar”, thotë Abil Ademi, pronar i foto-studios “Drita”.

Ademi akoma nuk ka llogaritur se sa është dëmi i përgjithshëm nga zjarri që shpërtheu në dyqanin e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button