Sot riatdhesohen nga Rashka 12 persona

Mbetjet mortore të 12 personave të identifikuar të vrarë gjatë luftës, e të gjetura gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës në Serbi, sot riatdhesohen në Kosovë.
Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se të hënën do të riatdhesohen nga Serbia për në Republikën e Kosovës, përmes EULEX-it, mbetjet mortore të 12 personave të identifikuar, nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë, të Rashkës (Serbi).

Ceremonia e dorëzim – pranimit, bëhet e ditur se pritet të ndodhë, në mesditë, përkatësisht rreth orës 14:00, në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar.

Lajme të ngjashme

Back to top button