Sot përfundon afati për shlyerje të borxheve

Afati për parashtrim të kërkesave për shlyerje të borxheve përfundon sot. Qytetarët e kategorive të ndjeshme mund t’i parashtrojnë deri te qendrat për punë sociale deri në orën 16 e 30 minuta.

Duke përfshirë edhe ditën e premte, kërkesa për shlyerje të borxheve janë parashtruar nga gjithsej 36.369 kërkesa.

Parashtrimet për kërkesë të borxheve kanë filluan më 18 gusht. Shlyhen borxhet e shkaktuara përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2013, ndërsa në bazë të energjisë së shpenzuar elektrike, energjisë për ngrohje, për kartela krediti, tejkalim të llogarive transaksione dhe kredive shpenzuese, si dhe borxheve për taksë radiodifuzive. Borxhet duhet të jenë të papaguara më gjatë se një vit dhe për to të jetë flluar procedura e pagesës.

Kërkesë mund të parashtrojnë të gjithë pranuesit e ndihmës sociale, të papunët dhe personat që kanë pasur rast vdekje ose invaliditet në familje dhe për shkak të kësaj nuk mund t’i paguajnë detyrimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button