Struga kafshatë e lehtë për Rinin e Shkupit  (Foto)

Klubi hendbollistik Rinia nga Shkupi ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri 2014/15, duke mundur në sallën “Enver Idrizi” në Çair, skuadrën Struga me rezultat përfundimtar 27:19 (13:06).

Djemt e të përzgjedhurit Muhamed Isamili treguan se janë ekip cilësore dhe se në këtë sezonë do të jenë ndër ekipet pretendente për kreun tabelës, duke u bërë barrirë e fortë për të gjitha ekipet.

Ndeshja filloi me iniciativë të nikoqirëve të cilët në asnjë moment nuk e lëshuan avantazhin nga dora dhe në fund të pjesës së parë u larguan për në zhveshtore me 7 gola diferencë.

Edhe në pjesën e dytë Rinia ishte efikase në sulm, por shumë më e fortë në mbrojtje, këtë më së miri e dëshmuan intervenimet bravuroze të portierit Shenoll Memed, i cili në 14 raste të pastra shpëtoi portën e tij.

Rinia me aksione të rrjedhëshme shënonte gola
Rinia me aksione të rrjedhëshme shënonte gola

Në radhët e klubit Rinia më efikas ishte Basri Latifi që shënoi 6 gola, ndërsa me nga 5 gola ishin Besnik Idrizi dhe Qazim Gashi.

Trajneri Muhamed Ismaili menjëherë pas ndeshjes enkas për “Portalb” deklaroi se është tejet i kënaqur nga angazhimi i hendbollistëve të tij.

“Jam shumë i kënaqur nga angazhimi lojtarëve të mi, ndërsa në këtë ndeshje në shprehje erdhi angazhimi i madh i mbrojtjes që edhe na solli fitoren. Shpresoj të mbajmë këtë  ritëm të paraqitjeve edhe në ndeshjet në vazhdim dhe të mbesim ndër ekipet që do të jemi në kreun e tabelës”, tha në fund Ismaili.

Mbrojtja e KH Rinia e pakalueshme
Mbrojtja e KH Rinia e pakalueshme

Në këtë ndeshje me lojë shumë të mirë është paraqitur përforcimi i ri i skuadrës Muhamed Aliu, i cili ka ardhur nga skuadra e Gostivarit “Jehona”. Bëhet fjalë për një hendbollist shumë të mirë dhe të talentuar i cili do të jetë ndihmë e madhe për ekipin në vazhdim të kampionatit, ndërsa së bashku me te nga java e ardhshme do të luajë edhe një tjetër hendbollist po i “Jehonës” nga Gostivari, është ai Feta Sulejmani.

Hendbollistët në bisedë me referin
Hendbollistët në bisedë me referin

Ndeshjen e radhës ekipi i KH Rinia e luan kundër Vardarit të Shkupit që do të jetë dhe derbi i xhiros së tretë. Të përkujtojmë se në xhiron e parë Rinia si mysafire kishte pësuar disfatë nga ekipi Feniks nga Manastiri. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button