Ali Ahmeti uron Menduh Thaçin për rizgjedhjen në krye të PDSH-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uron Menduh Thaçi për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Kongresin partiak të mbajtur sot në Tetovë.

“Në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare dhe të ju uroj shëndet dhe sukses në punën tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni”, thuhet në urimin e Ahmetit.

“Dallimet midis këndvështrimeve tona janë dobiprurëse për shoqërinë tonë dhe kontribuojnë në zgjidhje cilësore të çështjeve që preokupojnë qytetarët. Por, unë jam i sigurt që ndajmë qëndrime të ngjajshme në lidhje me çështjet madhore që e presin vendin tonë dhe që bashkërisht do të japim kontribut konstruktiv në tejkalimin e këtyre pengesave që do të mundësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Njëkohësisht, ju uroj për vendimin që të riktheheni në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të vijoni aktivitetet tuaja si një opozitë konstruktive që do të ofron zgjidhje alternative për çështjet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Tek BDI do të gjeni partner për çdo çasje konstruktive dhe për çdo ofertë cilësore për ta përmirësuar jetën e qytetarëve”, thuhet në urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dërguar Menduh Thacit.

Njëkohësisht, Ahmeti uron që ky rikthim të shënon edhe një epokë të re ne diskursin publik midis partive politike shqiptare dhe në përputhje me pritshmërinë e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kesaj i them une civilizim dhe vlere njerzore!? Normal , poqese kesaj rradhe behet fjale per sinqeritet!!?? Ama, si zort te NA Shqiptaret nje gje e tille te Ekzistoj, sepse Neve na ,mbyti injoranca dhe Hipokrizia!!!???

Back to top button