Serbët kërcënojnë: Do ta arrestojmë çdo tifoz me simbole të Shqipërisë!

Pasi u vendos që ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të zhvillohet pa prezencën e tifozëve, Komisari për siguri i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), Milivoj Mirkov, i bëri kërcënimet e para.

Sipas tij, secili person në stadium me simbole të Shqipërisë, do të arrestohet. Për këtë thotë se thirret në “Ligjin për ndalimin e dhunës në sport”, transmeton Telegrafi.

“Tash na mbetet që tifozët tanë të jenë korrekt e të mos bëjnë provokime që mund të na kushtojnë. T’i tregojmë botës unitet, kulturë të tifozerisë”, thotë ai. “Nuk do të ketë shanse në stadium të jenë ish pjesëtarë të UÇK-së, edhe pse duke na provokuar mediat shqiptare, kanë plasuar lajme të tilla”.

Lajme të ngjashme

Back to top button