Cilat janë Misset që do të përfaqësojnë Kosovën në Botë?

Në Sheshin 21 në mbrëmjen e 10 tetorit është mbajtur spektakli më i madh i bukurisë kosovare ‘Miss Kosova 2014’.

Nën firmën e Fadil Berishës, Agensa Vuthaj dhe Labinot Gashi kanë konkurruar vajzat më të bukura të Kosovës ku pas seleksionimit janë përzgjedhur dy më të mirat Kaltrina Neziri që do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Earth’ dhe Artnesa Krasniqi e cila do të përfaqësojë vendin në ‘Miss Univers’.

Kurorat vajzat në këtë event të bukur të bukurisë shqiptare i kanë marrë nga paraardhëset e tyre siç ishin misset e 2013-ës, Donika Emini, dhe Mirjeta Shala./Kosovarja/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button