ISIS-i ky përbindësh i shërbimeve antiislame

Që prej ekzistimit të njerëzimit nuk ka të ndalur luufta mes të mirës ndaj të keqës, mes drejtësisë ndaj padrejtësisë dhe  mes humanizmit ndaj ligësisë, sepse kjo luftë vlerash është e inkorporuar në vet qenien e njeriut si mishërim i së mirës Hyjnore përkundër së keqës djallëzore.  Pikërisht falë këtyre vlerave Hyjnore, shoqëria muslimane që nga ekzistimi i saj deri sot ka qenë imune sa i përket dhunës ndaj njerëzimit pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe fetare, edhe pse pushteti i saj ka qenë i shtrirë nga kufijtë kinez në lindje, deri në Spanjë në perendim dhe deri para Vjenës në veri.  Por e kaluara është bërë pre e mbulimit të saj me pluhur historik  me çka nëpërmjet pamjeve të turbullta të sodit,  muslimanët do të dukeshin si e kundërta e asaj që në të vërtet edhe kanë qenë, si njerëz të dhunshëm me një besim poashtu të dhunshëm, duke “harruar” që dhuna gjatë gjithë historisë njerëzore i  përshkruhet të gjitha popujve, feve, besimeve dhe sistemeve përveç muslimanëve dhe islamit.

Mirëpo, shërbimet antiislame që për fat të keq burojnë nga shtetet bashkëkohore, nuk ndalen në tentimin e njëllosjes së Islamit dhe muslimanëve, gjithnjë  duke krijuar Përbindësh “Islam” nëpërmjet të cilit vazhdimisht synohet të krijohen dy elemente boshte të interesave antiislame:

–          në njërën anë të krijohet një klimë e përshtatshme mediale për “rrezikun” e të qenurit musliman në kohën dhe botën bashkëkohore, me çka do të pengohej integrimi i islamit në Perendim si pjesë përbërëse e vlerave bashkëkohore, ndërsa

–          në anën tjetër synimi kryesor, mbajtja e shteteve muslimane në situata lufte me çka pamundësohet ardhja në shprehje e vlerave universale dhe bashkëkohore të shoqërisë muslimane dhe besimit Islam në shtetet e tyre.

Fatkeqësisht , që të realizohen synime të tilla gjithmonë duhet që Prëbindëshi të jetë nga vendet muslimane, me çka edhe efekti do të ishte më i favorshëm. Ende nuk është haruar Al Kaeda, nëpërmjet të cilit çdo qytetari perëndimor dhe çdo fëmije atje, islami dhe muslimanët iu paraqitën si përbindsha nga të cilët nuk të zë as gjumi natën. Por, synimi kryesor doli që nëpërmjet këtij Përbindëshi të vriten qindar mijëra musliman nga Avganistani deri në Irak, të mbahen këto shtete në gjendje lufte dhe njëkohësisht të uzurpohen pasuritë e tyre natyrore.

Por, efekti i Përbindëshit “Islam” Al Kaeda (që zanafillen e kishte tek shërbimet sekrete perendimore) , filloi të zbehej dhe nuk e arrinte më ate që synohej, përkundrazi, rriteshin konvertimet në Islam  nga të krishterët perendimorë si dhe gjatë kësaj kohe doli në shesh një qeveri e cila kishte për qëllim mirëqenien e shoqërisë njerëzore si dhe pamvarësimin nga të qenurit vazal i shteteve “bashkëkohore”, doli në shesh Turqia bashkëkohore një shtet i cili bëri bujë ekonomike dhe politike por gjithnjë duke e theksuar krenarinë e saj  me identitetin islam si mishërim Hyjnor në qenien e qytetarëve turk, mishërim i cili ishte zbehur tejmase nga qeveritarët e mëhershëm “modern”.

Krijimi i ISIS-it (që gjithashtu zanafillen e ka në shërbimet perendimore), është dëshmi e qartë e vazhdimësisë së synimeve të lartëpërmendura.Me vrasjen e mijëra muslimanëve të pafajshëm si dhe prezantimin medial të ekzekutimeve barbare të tyre, pasojat e këtij Përbindëshi “islam” u ndien në tërë botën, duke mos e anashkaluar as Kosovën, ku në emër të kësaj të keqe, qeveria inekzistente kosovare për qëllimet e tyre të eturra për mbajtjen e pushtetit bëri kurban hoxhallarë eminentë dhe shoqata të mirëfillta joqeveritare.

Me dirigjime të detajuara, ISIS-i, në fillim e anashkaloi Gazen ku nga dora çifute vriteshin mijëra fëmijë palestinez, që sot ta anashkaloj edhe Damaskun e qeverinë Siriane, dhe të synoj kurdët në kufirin turk, për tu munduar ta realizojë ate që nuk e realizuan dot shërbimet e huaja me Gezi Park-un dhe Perandorinë e errët Gulen, involvimin e Turqisë në një luftë të pakuptimtë dhe jashtë synimeve paqësore për mirëqenie të qeverisë aktuale  turke.

Se si do të përfundojë kjo golgotë mbetet të shihet në ditët në vijim, por dy gjëra janë më se të sigurta :

–          Qeveria e Turqisë, qoftë me intervenime ushtarake të kontrolluara qoftë me gjetje të modeleve paqësore të flakjes së Përbindëshit larg kufijve të saj, padyshim do të sjell vendime të mençura dhe do të vazhdojë me politikën e ngritjes ekonomike të shtetit të saj dhe të qenurit model i mirë i një shteti të suksesshëm dhe i cili nuk turpërohet nga përkatësia e tij fetare.

–          Edhe ISIS-it shpejt do t’i vijë fundi e do të kalojë në harresë historike dhe ai sigurisht nesër do të zëvendësohet nga ndonjë Përbindësh tjetër që shërbimet antiislame veçse janë duke e gatuar.

Ne na mbetet që ti lutemi Zotit të Gjithmëshirshëm që t’i mbroj njerëzit e pafajshëm kudo që janë në botë e posaqërisht muslimanët , gjaku dhe liria e të cilëve nuk po kursehet as nga ata që thirren në emër të vlerave bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Back to top button