Si të heqim zbokthin në mënyrë natyrale

Zbokthi është nga armiqtë numër 1 si te femrave, ashtu edhe për meshkujt. Ne gjendje te shfaqet edhe papritur, ajo mund te prishe jo vetëm pamjen e flokëve, por me keq akoma bukurinë e jakës, veçanërisht kur ajo është ne ngjyre te mbyllur.

Zbokthi është bezdisës dhe me shume frekuent tek meshkujt për shkak te hormoneve te posaçme mashkullore qe favorizojnë prodhimin e saj. Duke mos qene një sëmundje e mirëfillte, ekzistojnë disa mënyra shume praktike qe ndihmojnë për ta pasur sa me mire gjendje nen kontroll.
Për te vërtetuar se kemi probleme me këtë fenomen, mjafton te shkundim me duar flokët dhe menjëherë do te shohim një si pluhur te bardhe qe do te bjere. Kur zbokthi është i yndyrshëm, ai fiksohet ne rrënjët e flokëve dhe kur ai është i thate bie dhe shpesh here siç e thamë edhe me sipër na “zbukuron” jakat.
Ne themel te zbokthit mund te jene faktorë te tille si:
–    Tharja e lëkurës
–    Stresi
–    Ushqimi i papërshtatshëm
–    Pezmatime te lëkurës
–    Higjiena e dobët ne mbajtjen e flokëve
–    Ekzema
–    Alergji nga produkte qe përdorim per flokët
–    Psoriasi
–    Sëmundja e Parkinson: ndonëse ende nuk dihen shkaqet e kësaj lidhjeje.

Ne rastet me te thjeshta do te mjaftonte përdorimi i një lloj shampoje te posaçme dhe larja e përditshme e kokës. Shampo te posaçme do te mund te gjeni ne farmaci me këshillën e mjekut. Këto lloj shamposh përmbajnë zink, ketokonazol dhe karbon.
Por veç këtyre kemi edhe disa preparate te cilat mund t’i përgatisim vete dhe qe mbështeten ne lloje te ndryshme bimësh.
1.    Vaji 31. Vaji 31 është një prodhim erboristik e përberë nga 31 bime te ndryshme medicinale dhe gjendet ne farmaci. Do te mjaftonin vetëm disa pika nga ky lloj vaji duke i përzier me përmbajtjen e shampos dhe larja me këtë përzierje e kokës. Por  mund ta përdorni edhe vetëm këtë vaj, duke hedhur disa pika ne flokë dhe fërkimi me dore i tyre.
2.    Argjila jeshile. Përzieni pak argjile me ujë dhe këtë vendoseni mbi flokë. Qëndroni ne këtë mënyrë për 30 minuta. Me pas masazhoni kokën për rreth 5-10 minuta dhe shpëlajeni me kujdes. Kjo metode shërben me shume për zbokthin e yndyrshëm.
3.    Uthulla. Na vjen me shume ne ndihme kur kemi zbokth te thate. Pasi te kemi lare flokët me shampo normale, bëjmë shpëlarjen e tyre me ujë me uthull. Paraprakisht bëjmë edhe një masazh te lehte, pikërisht me ujë dhe uthull.
4.    Fara Lini. Kjo rekomandohet ne ato raste kur veç zbokthit kemi edhe kruarje te lëkurës se kokës. Përpara se te lani kokën, hidhni disa pika nga fara lini dhe masazhoni me to kokën.
5.    Aleo Vera. Është pak te thuash qe është një bime e mrekullueshme. Pak pika gel, te cilën mund ta gjejmë edhe ne farmaci, por kush e ka si bime ne shtëpi, mund ta nxjerre edhe vete, do te mjaftonin jo vetëm për te parandaluar dhe luftuar zbokthin, por kjo do te mundësonte edhe një lehtësim te lëkurës se kokës prej efekteve te mërzitshme te këtij fenomeni.

Lajme të ngjashme

Back to top button