Këshilla gjeniale si të zgjedhni ngjyrën e flokëve sipas tipit të lëkurës tuaj

Te zgjedhësh ngjyrën e duhur te flokëve është e pamundur nëse nuk bazoheni te ngjyrën baze te lëkurës.

Kuqe, bionde platin, gështenjë çokollate apo te zinj, flokët vene ne kornize fytyrën dhe janë një element kyç për bukurinë tone. Nëse po merrni ne konsiderate te ndryshoni look, dhe te filloni nga koka, kini parasysh. Jo te gjithë ngjyrat e flokëve, as ato qe janë ne tendence u shkojnë te gjithave. Për te qene te bukura dhe te mbani flokë te bukur, ju mjafton te kuptoni se cila është ngjyra e duhur ne baze te ngjyrës se lëkurës.

Zakonisht, duke para revistat dhe modeleve qe dalin ne pasarela, te kemi dëshirë për një hairstyle te tepruar. Ekzistojnë disa sugjerime te cilat duhet ti mbani ne mendje kur keni vendosur te ndryshoni ngjyre.

Lëkurë te erret: po ngjyrës gështenjë dhe te zeze
Ngjyra e lëkurës e erret, tipike për femrat mesdhetare, kombinohet shume bukur me flokë te zinj. Nëse keni dëshirë te bëni një ngjyre tjetër mund te synoni për gështenjë te theksuar, ndërsa ngjyrat e çelura përjashtohen.

Lëkurë e arte: rruge te lire reflekseve karamele
Lëkura e arte karakterizohet për një ton te bukur dhe te ngrohte me efekt sun kissed. Ne këto raste ideale janë flokët ne ngjyre gështenjë te çelur ose te gjysme te çelur, me reflekse çokollate apo karamele. Duhet te evitoni ngjyrën bionde.

Lëkurë qelibar: gështenjë natyrale dhe ngjyrat e kuqe
Lëkura qelibar është një lëkurë mesatarisht e çelur por me një ton te ngrohte. Zakonisht femrat me këtë ngjyre lëkurë mbajnë flokë bionde te erret, gështenjë por edhe te kuqe.

Lëkurë e çelur: po ngjyrave te ngrohta, evitoni bionde hiri
Nëse keni një lëkurë te çelur, pothuaj porcelan, mund te synoni për sfumatura te ngrohta ne tonet e biondes mjaltë apo gështenjë, ndërsa nuk duhet te merrni ne konsiderate sfumaturat e hirta apo ato shume te ftohta.

Lajme të ngjashme

Back to top button