LSDM: Qeveria largon përgjegjësinë me masa të dëmshme për sigurinë e punëtorëve

LSDM akuzon qeverinë se në kohën kur shënohet rritje të punëtorëve të dëmtuar në vend , qeveria e Gruevskit mundohet të mbrohet nga përgjegjësia me ndryshime ligjore të pakuptimta që do të jenë në dobi vetëm të qeverisë.

Kryetarja e Komisionit për punë dhe politik sociale e LSDM-së, Milla Carovska, tha se katër vitet e fundit janë dyfishuar lëndimet e punëtorëve në vendet e tyre të punës

“Numri I punëtorëve të lënduar gjatë katër viteve të fundit është rritur me 100 për qind ! Nga 625 në vitin 2010 në 1.338 në vitin 2013. Viti 2012 është viti më I keq për punëtorët në kohën e qeverisjes së Gruevskit, ku ka pasur 1.446 punëtorë të lënduar ne vendete  tyre të punës . Në të njëjtën periudhë në rritje është edhe numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në punë”, thotë Carovska.

Ajo thotë se me ndryshimet e Ligjit për sigurinë në punë, qeveria në mënyrë plotësuese do të dëmtojë punëtorët për shkak se propozon ndjekje jofunksionale  të asaj se sa firmat praktikojnë masat e sigurisë për mbrojtjen e punëtorëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button