Të hënën dita e fundit për aplikim për shlyerjen e borxheve

Tre ditë para skadimit të afatit për aplikim për shlyerjen e borxheve nga Qeveria, është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov bëri me dije se, deri dje, janë dorëzuar gjithsej 36.369 kërkesa për shlyerje borxhi.

“Sot është dita e fundit. Pres të hënën të ketë numër më të madh të qytetarëve që do të aplikojnë për shlyerjen e borxheve. Dua të theksoj se afati nuk do të vazhdohet dhe e hëna do të jetë dita e fundit kur qytetarët mund të aplikojnë pranë qendrave për punë sociale”, tha ministri.

Ai nënvizoi se gjatë aplikimit qytetarët duhet ta vënë në dukje se cilës kategori të qytetarëve i takojnë, nëse pranojnë asistencë sociale nga shteti ose janë të papunë për më shumë se 12 muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button